Shkëlzen Gashi: SHBA ishte eksperiencë e rëndësishme jete

Futboll

Shkëlzen Gashi: SHBA ishte eksperiencë e rëndësishme jete

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 12:23
Shkëlzen Gashi: SHBA ishte eksperiencë e rëndësishme jete

Shkëlzen Gashi dikur ishte një nga emrat më të njohur të futbollit në Zvicër.

Golashënues për dy vite radhazi në elitë me Grasshoper dhe Bazel e titullar me përfaqësuesen shqiptare, për sulmuesin dukej se do të hapeshin dyert e futbollit të rëndësishëm.

Ato u hapën por në SHBA, një eksperiencë që e bëri Gashin për një sezon një emër shumë të njohur falë golave të tij me Kolorado Rapids.

Por më pas dëmtimet dhe rënia nga forma e zhdukën atë nga fushat e blerta, me tre vite në anonimitet të plotë, por i paguar 1,6 milion dolllarë në vit nga klubi i MLS.

Tashmë Gashi është kthyer përsëri në Zvicer te klubi i Arau, ku në kategorinë e dytë, sulmeusi po gjen pak nga pak edhe një herë formën para portës.

Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në ndeshjet e këtij sezoni, ku në moshën 32-vjeçare po mundohet të kthejë klubin në elitën e futbollit zviceran.

Shumëkush mendon se këto kanë qenë vite të humbura për Gashin, por jo sulmuesi, i cili pranon se do ta bënte edhe një here gjithçka nga e para.

“Ishte një eksperiencë e rëndësishme jete për mua, mendoj se SHBA është një shtet i shkëlqyer”, tha ai, i pyetur nga SRF nëse do ta bënte edhe një herë atë transferim si i vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat