Farre ka një plan për Messin

Futboll

Farre ka një plan për Messin

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:38
Farre ka një plan për Messin

Jordi Farré, njëri prej kandidatëve për presidentë të  FC Barcelona, ka treguar planin e tij për Leo Messin.

Farre duket se e di se si duhet menaxhuar situata me argjentinasin dhe tashmë e ka një plan që 10-shi i Barçës të mos largohet kurrë nga klubi.

“Leo do të luajë ku dëshiron. Unë mendoj se duhet të bëjmë një kontratë të hapur që ai të vendosë të pensionohet në çdo kohë.

Do të ishim të kënaqur nëse ai do të na kërkonte të luajë një vit në Newell’s dhe më pas të kthehet për të mos e lënë kurrë më Barcelonën. Në jetë është e rëndësishme të jini mirënjohës”, shpjegoi Farré, duke zbuluar një plan që do t’i japë lojtarit më shumë liri.

“Nuk do të presim nëse do të fitojmë apo jo për të biseduar me babanë e Leos. Do të nisim punën tani për të arritur në zgjedhje me qetësinë që ai do të qëndrojë. Ne kemi një projekt jetësor për të. Nëse fitojmë, do ta realizojmë. Leo do të qëndrojë sa të dojë”.

Farré nuk ka asnjë dyshim, Messi duhet të jetë imazh i klubit dhe “mund ta shndërrojmë Leon në Jordanin e ri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat