Muslija: Te Kosova nuk kam luajtur shumë për këtë arsye

Futboll

Muslija: Te Kosova nuk kam luajtur shumë për këtë arsye

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 13:51
Muslija: Te Kosova nuk kam luajtur shumë për këtë arsye

Pas paraqitjes të mirë kundër Dusseldorfit, Florent Muslija pritet të startojë edhe në ndeshjen ndaj Furthit të dielën.

Trajneri i Hannoverit, Kenan Kocak luajti me yllin e Kosovës nga minuta e parë në ndeshjen paraprake, ndërkaq këtë mundësi pritet t’ia jap sërish futbollistit shqiptar.

Muslija në një intervistë me gazetën gjermane “Bild” ka folur gjatë në lidhje me aventurën te Hannoveri, ku u transferua dy vite më parë.

“Ishte një ndjenjë e shkëlqyer që munda të shënoj gol. Trajneri më ka dhënë besimin. Shpresoja se do t’ia shpaguaja besimin. Ishte thjesht ndeshje e mirë, duhet të qëndroj i përulur dhe të punoj tutje. Kjo ka rëndësi”, ka thënë fillimisht Muslija.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të punojë për ta arritur nivelin optimal.

“Unë duhet të punojë pa ndalur. Në këtë drejtim, duhet të mos ndalem. Unë e di çfarë mund të bëjë në fushë”, tregoi më tej reprezentuesi i Kosovës.

Sa i përket golit në ndeshjen e kaluar ndaj Furthit, ai tha:

“Jam i lumtur që munda ta kurorëzoj fitoren me golin tim. Ishte e papërshkrueshme. Me të vërtetë e doja këtë gol. Ishte gjë e mirë kjo”.

Në mes të tjerash, Muslija ka folur edhe për Komb;taren e Kosovës, duke thënë se “populli i Kosovës është krenar me ta”.

“Ne kemi krijuar gjëra të mëdha. Ne jemi një vend i vogël dhe kishim mundësi të kualifikoheshim në Kampionatin Evropian. Ne i bëmë njerëzit tanë krenar. Shpresojmë se nuk do të jetë shansi i fundit për një kualifikim në Evropian”, potencoi Florent Muslija.

“Nuk kam luajtur shumë te Hannoveri kohëve të fundit, andaj përzgjedhësi Bernard Challandes rrallëherë më ka shikuar. Por, kurdo që trajneri i skuadrës dhe Përfaqësueses të kenë nevojë për mua, unë do të jem i gatshëm”, përfundoi Muslija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat