Burri që i doli përballë Serbisë! Abdullahu: Kjo është fotoja ime e fundit me babën...

Futboll

Burri që i doli përballë Serbisë! Abdullahu: Kjo është fotoja ime e fundit me babën...

Nga: K.Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:10
I ndjeri Rexha në të majtë dhe Fatoni është në të djathtë

Rexhep Abdullahu nuk është në këtë botë që nga fundit i tetorit të vitit 2007, por veprat e tij kombëtare dhe sportive kurrë nuk do të harrohen!
Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, nga periudha 1994-2000!

Dashamirët e futbollit shpesh herë tregojnë për trimërinë e Rexhës si kryetar në kohën e okupimit, kur iu dilte përballë milicëve të pushtuesit serb dhe as që mërzitej për kërcënimet e tyre. Rexha ka qenë vizionar dhe burrë i vendosur, çdo fjalë e tij për Serbinë ka qenë si plumb! Djali i tij, analisti politik Faton Abdullahu, kujton foton e fundit me babain!   

“Kjo është fotoja jem e fundit me babë tem, diku në parkun e Gërmisë në Prishtinë. 
Sot në këtë datë, para 13 vitesh (2007) ai ndërroj jetë. 

Pak e hiç sene m’kan mbet ,zhig’ deri sot. Një nga ato, që sa herë vije kjo ditë më kujtohet është se, ai nuk jetoj me prit e me përjetu shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Por megjithëkëtë e priti me ‘ja pa shpinën Serbisë’ tek ikte nga toka që nuk ishte e saj.

Jam i lumtur e shumë krenar që me veprën e tij baba jem, me shumë shokë të tij, kontriboi  që kjo ikje e Serbisë të ndodh.
Kemi edhe shumë punë për të bërë që të sigurohemi që kjo Serbi të mos kthehet, po ti babë prehu në paqe. Më mban shpresa se Kosova ja del edhe kësaj sfide”, ka shkruar Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat