Ballkani falë Dakut, Korenicës e Sinanit gjunjëzuan edhe Besën 

Futboll

Ballkani falë Dakut, Korenicës e Sinanit gjunjëzuan edhe Besën 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:23
Ballkani falë Dakut, Korenicës e Sinanit gjunjëzuan edhe Besën 

Lideri i elitës së futbollit të Kosovës, Ballkani nga Theranda, falë sulmuesit Mirlind Dakut, Meriton Korenicës dhe Egzon Sinanit, sot ka arritur edhe tre pikë të mëdha në kuadër të javës së 10-të!

Ballkani ka qenë më i mirë duke triumfuar me rezultat 4:1 kundër Besës nga Peja.

Në minutën e 27-të, Daku ka qenë i saktë nga penaltia dhe pas tre minutave (30’), po i njëjti futbollist ka shënuar për epërsinë 2:0. Në minutën e 70-të, Donard Sheqerolli i Besës, pas një veprimi të mirë realizon për 2:1.  

Në minutën e 81-të, Meriton Korenica ka shënuar supergol në pjesën e epërme dhe 3:1 për Ballkanin. Në minutën e 90-të, Egzon Sinani thellon fitoren në 4:1.
Daku për 10 ndeshje ka realizuar 17 gola, duke u shndërruar në një sulmues të frikshëm për rivalët. Ballkani kryeson me 25 pikë, ndërsa Besa është në fund me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat