Do t’i dyfishojë pagën

Futboll

Do t’i dyfishojë pagën

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:40
Do t’i dyfishojë pagën

Muaji nëntor mund të jetë ai i duhuri për rinovimin e Alesandro Bastonit.

Të mëdhatë e Europës kanë treguar vazhdimisht interes për qendërmbrojtësin e talentuar të Interit dhe për këtë arsye klubi zikaltër tani ka vendosur të ulet në bisedimet për t’i garantuar lojtarit një status të rëndësishëm.

Për qetësinë e të gjithëve. Sondazhet e muajve të kaluar të Mançester Sitit mund të shndërrohen shpejt në oferta reale dhe Interi dëshiron të hedhë poshtë çdo zë të merkatos.

Ideja është ta blindojnë me një kontratë katërvjeçare (skadenca aktuale është në 2023-shin) duke i dyfishuar edhe pagën aktuale: 1,5 milionë, shumë e ulët për një lojtar që konsiderohet e ardhmja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat