Pirlo: Ronaldo është mirë

Futboll

Pirlo: Ronaldo është mirë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:51
Pirlo: Ronaldo është mirë

Cristiano Ronaldo do të jetë atje, bashkë me skuadrën. Konfirmimi erdhi nga Andrea Pirlo në konferencën për shtyp: “Gjithçka shkoi mirë, negativiteti u konfirmua edhe në tamponin e dytë. Sot bëri stërvitje individuale, por është mirë dhe do të grumbullohet me ekipin për ndeshjen kundër Spezia”.

Kampioni portugez e mundi koronavirusin pas 19 ditësh izolim në vilën e tij, në kodrën e Torinos. “Unë nuk mendoj se do të luajë nga fillimi, pastaj do të shohim se si do të jetë nesër. Ai u stërvit në shtëpi gjatë karantinës, por nuk është e njëjta gjë si në fushë.

De Ligt? Për të duhet të presim edhe një javë tjetër. Bonucci ka punuar dje veçmas, sot me ekipin dhe nesër do të jetë në dispozicion. Do të grumbullohet, por nuk është akoma në më të mirën e tij. Formacioni? Nuk mendoj se Cristiano do të fillojë si titular. E përsëris, është mirë, është stërvitur në shtëpi, por jo në fushë. Sidoqoftë, është një lojtar i rëndësishëm dhe po vjen me ne në Cesena.

Ramsey nuk është në më të mirën e tij pas ndeshjes në Kiev. Është pak a shumë në 50%. Nuk kishim shumë kohë për t’u stërvitur të gjithë së bashku, kështu që është normale të punojmë ende, por jemi shumë të lumtur me dëshirën e djemve për të qenë të disponueshëm. Paulo Dybala? Ai nuk është në 100% akoma, duhet të stërvitet dhe të gjejë ritmin. Ka vetëm diçka në mendje, të marrë fushën për të bërë më të mirën për Juventusin.

Ndeshja me Spezia? Tani për tani duhet të jemi më reaktivë në rikuperimin e topit. Sidoqoftë, jemi ekipi që ka pësuar më pak gola, pas Napolit. Duam të propozojmë një lojë sulmuese dhe të vazhdojmë në këtë rrugë. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Spezia, duhet të luajmë një lojë të bukur dhe të kthehemi me pikët në shtëpi, që janë të rëndësishme për rrugën tonë dhe për të sjellë pozitivitet në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat