Kryendeshja pa fitues në Gjilan, Trepça ’89 fiton në Kastriot 

Futboll

Kryendeshja pa fitues në Gjilan, Trepça ’89 fiton në Kastriot 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:30
Trepça ’89

Kryndeshja në Gjilan mes Gjilanit dhe Feronikelit nga Drenasi, ka përfunduar baras (0:0), në kuadër të javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Pikë e madhe për skuadrën nga Drenasi, ndërsa Gjilani nuk arriti pikë të plota. 

Trepça ’89 nga Mitrovica befason për të mirë, duke fituar si mysafirë me rezultat 2:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në sfidën që u luajt në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot.   

Në minutën e 22-të,  Zabërgja kalon në epërsi Arbërinë. 

Në pjesën e dytë, Bismark Siee në minutën e 55-të realizon për 1:1. Në minutën e 62-të, Rilind Nimani shënon për fitoren e madhe të mitrovicasve, 1:2.

Gjilani është në vend të dytë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli renditet i gjashti me 11 sosh. Arbëria bie në pozitën e 7-të me 11 pikë dhe Trepça '89 ngritët në vendin e katërt me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat