Pioli: Milani për titull? Ju tregoj objektivin…

Futboll

Pioli: Milani për titull? Ju tregoj objektivin…

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:34
Pioli: Milani për titull? Ju tregoj objektivin…

Pas suksesit në Europa Ligë ndaj Spartës së Pragës, Milani kryesuesi i Serisë A do të ndeshet nesër në orarin e mesditës në transfertë ndaj Udinezes. Tekniku kuqezi Stefano Pioli është paraqitur përpara gazetarëve në konferencën për shtyp përpara nisjes me destinacion Udinen:

Dalot – “Ai është i lumtur dhe tregon gjithçka ajo lumturi tek të gjithë lojtarët e mi. Kemi bërë dhe do të bëjmë shumë mire, jemi duke jetuar një moment pozitiv dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë entuziazëm.”

Benaser – “Të rritësh konkurencën në skuadër nuk të lejon të qëndrosh dhe të pushosh. Gjithashtu ne luajmë çdo tri ditë çka i lejon ndryshimet në formacion dhe të aktivizosh më shumë lojtarë. Benaser ka patur shumë avantazhe me sistemin e ri të lojës dhe është rritur në leximin e lojës. Është një djalë pozitiv dhe i motivuar dhe shpresoj të vazhdojë kështu sepse i ka cilësitë e zhvillimit të mëtejshëm.”

Rebiç – “Ka bërë shumë përmirësime dy stërvitjet e fundit, dhe është i disponueshëm për ndeshjen e nesërme. Do ta nisë nga pankina, mund të ketë dhe hapësira për të.”

Gabia dhe Muzakio – “Gabia nuk do të jetë i gatshëm për nesër, shpresoj që të jetë gati në ndeshjen ndaj Lilës. Kemi pësuar shumë pak dhe për këtë fakt kanë harxhuar energji Romanjoli dhe Kjaer duke luajtur shumë sfida. Është mirë të kesh shumë lojtarë në dispozicion. Muzakio është në fazë rekuperimi, duhet të presim deri në pauzën e kombëtareve.”

Milan për titull kampion – “Lojtarët e mi janë të bindur se janë të fortë, dhe nesër do të jetë një mundësi për ta shfaqur. Duhet të mbajmë humorin me entuziazëm, objektivi ynë është të fitojmë dhe të argëtohemi duke luajtur një lojë të pëlqyeshme për të gjithë. Lojtarët duhet të mendojnë gjithmonë pozitivisht.”

Aspekti teknik dhe taktik – “Më pëlqen kur skuadra jep përshtypjen për të shkuar në fushë me entuziazëm dhe ide të qarta. Ne punojmë për këtë, strategjitë ndryshojnë sepse kundërshtarët ndryshojnë, por ekipi di të njohë situatat. Ne duhet të luajmë me bindje dhe kjo më sjell kënaqësi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat