Reali triumfon bindshëm, lider në Spanjë 

Futboll

Reali triumfon bindshëm, lider në Spanjë 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 15:51
Reali triumfon bindshëm, lider në Spanjë 

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madridi, pas fitores me 3:1 në “Camp Nou” kundër Barcelonës, sot në “Alfredo di Stefano” në Madrid, e ka mposhtur me rezultat 4:1 Huesca-n, në takimin e javës së 8-të.

Futbollisti Eden Hazard ka shënuar golin më të bukur! 

Ai nga 25 metra dërgon një projektil dhe topi përplaset në pjesën e epërm të portës së djathtë, 1:0 pikërisht në minutën e 40-të.

Image

Në minutën e 45-të Benzema thellon rezultatin në 2:0. 

Në pjesën e dytë madrilenët trefishuan epërsinë falë golit të Valverdes. 
Në minutën e 75-të, Ferreiro ngushtuan rezultatin në 3:1.

Në minutën e fundit, Benzema ka shënuar golin e dytë të tij dhe të fitores bindëse, 4:1. 

Real Madridi deri me tash ka realizuar 5 fitore, 1 barazim dhe ka 1 humbje, kryeson me 16 pikë por ka një takim me pak, ndërsa Huesca ende nuk din se çfarë është fitorja, ka 5 barazime e 3 humbje, duke u renditur në pozitën e 18-të me 5 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat