Befasohet ekipi italian

Futboll

Befasohet ekipi italian

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:03
Befasohet ekipi italian

Befasohet ekipi italian pak orë para ndeshjes, infektohen për herë të dytë me koronavirus dy lojtarë të tij!

Teksa po afron sfida me Interin në kampionat, Parma mëson se dy prej lojtarëve të saj janë infektuar për të dytën herë me koronavirus. Klubi i rajonit të Emilia-Romanjas bëri me dije se dy prej futbollistëve të saj rezultuan të infektuar me COVID-19 në tamponin e fundit.

Situata paraqitet e pazakontë teksa brenda dy ditëve të fundit te Parma janë infektuar sërish me koronavirus 4 lojtarë. Pavarësisht rasteve të fundit, ekipi ka udhëtuar drejt “San Siros” për të zhvilluar sfidën me Interin.

Pas ndeshjes, e gjithë skuadra dhe stafi teknik do t’i nënshtrohen sërish analizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat