Hazard ua dedikon golin tifozëve të Real Madridit

Futboll

Hazard ua dedikon golin tifozëve të Real Madridit

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:06
Hazard ua dedikon golin tifozëve të Real Madridit

Real Madridi ka vazhduar me fitore në elitën e futbollit spanjoll në përballjen e sotme ndaj Huescas.

Kampioni i Spanjës ishte nikoqir i Huescas në “Alfredo di Stefano” në mesditën e sotme.

Skuadra e Zinedine Zidane e fitoi këtë ndeshje me rezultat bindës, 4:1.

Eden Hazard (’40), Karim Benzema (’45, ’90) dhe Valverde (’54) i realizuan golat e fitores për vendasit.

Belgu Hazard ka shënuar gol për Real Madridin pas një kohe shumë të gjatë për shkak se kishte probleme me lëndim.

Ndërsa, pas ndeshjes, ai u është drejtuar tifozëve të Real Madridit nëpërmjet faqes zyrtare të “Los Blancos” duke u thënë se kjo ishte vetëm për ta.

“Përshëndetje djema. Thjesht jam i lumtur që jam përsëri në fushë dhe shënoj një gol të bukur. Dhe kjo është për ju. Shpresoj të shihemi së shpejti. Mirupafshim”, ka thënë Hazard.

Me këtë fitore, Real Madridi kalon në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat