Rashica me Werderin me një pikë nga Frankfurti

Futboll

Rashica me Werderin me një pikë nga Frankfurti

Nga: K.G. Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:26
Eintracht

Werderi nga Bremeni kthehet me një pikë nga stadiumi në Frankfurt.

Skuadra e Werderit barazon me rezultat 1:1 me Eintracht nga Frankfurti, në kuadër të javës së 6-të të Bundesliga I. 

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të dhe ka treguar paraqitje të mirë, duke iu gëzuar kësaj pike shumë domethënëse.

Për Werderin ka shënuar Sargent në minutën e 51-të dhe për Eintrachtin Silva an. në minutën e 65-të. Werderi është në vend të shtatë me 9 pikë sa ka edhe Eintracht një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat