Chelsea bindshëm, Burnley në krizë

Futboll

Chelsea bindshëm, Burnley në krizë

Nga: K.Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:46
Chelsea bindshëm, Burnley në krizë

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore bindëse në udhëtim, me rezultat 3:0 kundër Burnleyt. 

Futbollisti Ziyech e hapi serinë e golave në minutën e 26-të, i cili nga 16 metra godet përtokë e në këndin e majtë të portës rivale. 

Dy gola tjerë i shënuan Zouma (63') dhe Werner (70'). 

Pas javës së shtatë në Premier League, Chelsea renditet në vend të katërt me 12 pikë, ndërsa Burnley është në krizë të rezultateve, ka një barazim e pesë humbje, duke rënë në fund të tabelës (i 20-ti) me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat