Liverpooli luan për fitore ndaj West Hamit, formacionet zyrtare

Futboll

Liverpooli luan për fitore ndaj West Hamit, formacionet zyrtare

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:46
Foto Ilustrim

Liverpooli dhe West Hami kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së shtatë në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Çekanëve në ndeshjen e cila zhvillohet në stadiumin Anfield me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Jurgen Kloppin vjen në këtë takim me një formë pozitive dhe synon ta marr fitores e radhës për t’u bërë lider i vetëm në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të mirë me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshje dhe duan rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Phillips, Robertson; Henderson, Jones, Wijnaldum; Salah, Firmino, Sadio Mane

West Ham: Fabianski; Coufal, Balbuena, Ogbonna, Cresswell, Masuaku; Bowen, Rice, Soucek, Fornals; Haller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat