Athletic Bilbao gjunjëzon Sevillën 

Futboll

Athletic Bilbao gjunjëzon Sevillën 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:07
Muniain

Athletic Bilbao gjunjëzon Sevillën, me rezultat 2:1 në takimin e javës së tetë të Kampionatit të Spanjës. 

Sevilla ishte shumë afër që të importon një pikë të rëndësishme, por fati sportiv ia ktheu shpinën në çastet e fundit. 

Në minutën e 9-të, futbollisti En Nesyri shënon për epërsinë e Sevillës, por kjo u shkri në pjesën e dytë nga vendasit. 

Muniain barazon shifrat në minutën e 76-të, ndërsa Sancet në minutën e 86-të, nga afërsia me të parën godet topin dhe shënon për fitoren e madhe të Bilbaos, me rezultat 2:1. 

Bilbao ngritët në vend të dhjetë me 9 pikë, ka dy më shumë se Sevilla që gjendet katër pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat