Kondogbia transferohet në kryeqytetin spanjoll

Futboll

Kondogbia transferohet në kryeqytetin spanjoll

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:09
Kondogbia transferohet në kryeqytetin spanjoll

Geoffrey Kondogbia transferohet tek Atletico Madridi. Sipas prestigjiozes spanjolle AS, mesfushori afrikan i Valencias do të prezantohet së shpejti me fanellën bardhekuqe.

Marrëveshja e arritur për rreth 20 milionë euro dhe ekzaminimet mjekësore të planifikuara për nesër. Kondogbia, i cili e filloi sezonin me Valencian, do të transferohet menjëherë tek Atletico Madridi, ku do të jetë në dispozicion të Simeones.

Operacioni lidhet me Thomas Partey-n, i cili në limitet e merkatos së verës u largua nga Atletico për t’iu bashkuar Arsenalit. Ganezi u largua pas ndërprerjes së njëanshme të kontratës, e shkaktuar nga pagesa e klauzolës së largimit anglezët. Ky zhvillim i lejoi “Los Colchoneros” të kishin një muaj shtesë, deri të enjten e 5 nëntorit, për të blerë një lojtar nga La Liga.

Lojtari që zgjodhën ishte Kondogbia, i cili do të largohet nga Valencia pas pak më shumë se tri sezonesh. 27-vjeçari e nisi sezonin titullar, por që kur filluan negociatat me Atleticon mbeti jashtë skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat