Milani po luan me ide të qarta

Futboll

Milani po luan me ide të qarta

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:30
Milani po luan me ide të qarta

Stefano Pioli është i kënaqur me skuadrën e tij.

Milan po del të jetë befasia më e këndshme e këtij sezoni, duke dhënë shenja se skuadra po ringjallet pas shumë viteve.

"Rossoneri" janë liderë të Serie A dhe liderë të grupit në Ligën e Evropës, por Stefano Pioli vë theksin te mënyra e lojës së Milan.

"Ajo që më pëlqen rreth skuadrës është se kur zbresin në fushë, ata japin përshtypjen se kanë entuziazmin dhe idetë e qarta se çfarë duhet të bëjnë", ka thënë Pioli.

"Kjo është në çfarë punojmë, të luajmë bindshëm", shtoi trajneri i Milan.

Milan vjen nga një fitore e lehtë në Ligën e Evropës dhe këtë vikend do të ketë punë me Udinesen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat