Mankenda paralajmëron Drenicën

Futboll

Mankenda paralajmëron Drenicën

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:55
Mankenda paralajmërojnë Drenicën

Prishtina nesër udhëton në Skenderaj për t’u takuar me vendasit e Drenicës të cilët i pati mposhtur në javën e parë – 3:0.

"Megjithatë, bardhekaltrit fazën e dytë të kampionatit e nisin në udhëtim pas dy humbjeve rresht të pësuar. Patjetër që nga ndeshja e nesërme imperativ i vetëm do të jenë tre pikët duke harruar dy humbjet e njëpasnjëshme", shkruan në faqen e FC Prishtina.

“Përformanca ime do të ishte e shkëlqyer nëse do të kishim fituar ndeshjen, për fat të keq rezultati nuk ishte ai që prisnim, por tashmë ka kaluar dhe tani jemi të përqendruar në pjesën e dytë të kampionatit dhe ku na duhet të japim maksimumin tonë për objektivin.

Nesër na pret ndeshje aspak e lehtë, sepse, si gjithmonë, ne luajmë kundër një ekipi maksimalisht të motivuar. Por, edhe ne jemi të motivuar dhe të përqendruar maksimalisht që të japim maksimumin tonë për të marrë tre pikët”, ka thënë sulmuesi anësor i Prishtinës, Gauthier Mankenda, i cili në humbjen me Ballkanin pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

Java X
Drenica – Prishtina
E diel, 1 nëntor – ora: 13.30

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj
Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa – T. Maloku
Pa prezencën e shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat