Futbollisti shqiptar, Bashkim Ajdini, ka shënuar për fitoren e VfL Osnabruck-ut, që triumfoi me rezultat 2:1 kundër Sandhausen-it, në takimin e javës së gjashtë të Bundesliga II.
Ajdini ka treguar lojë të mirë dhe është ndër më të merituarit për këtë fitore, duke realizuar në fund të pjesës së parë.
Bermann (42') dhe Ajdini (45') shënuan për Osnabruck-un, ndërsa Behrens (61') për Sandhausen-in.
Osnabruck renditet në vend të tretë ne 10 pikë, ka gjashtë me pak se lideri Hamburger SV dhe Sandhausen është në pozitën e 11-të me 7 sosh.