Xherdan Shaqiri asiston, Liverpooli shënon fitore të madhe

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston, Liverpooli shënon fitore të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:24
Shaqiri asiston, Liverpooli shënon fitore të madhe

Futbollisti Xherdan Shaqiri asiston për fitoren e madhe të Liverpoolit me rezultat 2:1 kundër West Ham-it. 

Shaqiri futet në lojë në minutën e 70-të, por i mjaftuan 20 minuta për të kontribuar për fitoren e madhe të kampionit, edhe pse shumë e vështirë por shumë e ëmbël. 

Në minutën e 10-të, Fornals shënon për mysafirët, ndërsa Salah nga penalltia barazon shifra 1:1 në minutën e 42-të. 

Në minutën e 85-të, Shaqiri si mjeshtër asiston deri të Jota i cili nga afërsia realizon për triumfin e Liverpoolit.

Pas javës së shtatë në Premier League, Liverpooli kryeson me 16 pikë, ndërsa West Ham renditet në pozitën e 13-të ne 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat