Shqiptari debuton në Kinë

Futboll

Shqiptari debuton në Kinë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 12:32
Shqiptari debuton në Kinë

Futbollisti Vasil Shkurtaj ka nisur aventurën e tij të re, teksa ditën e sotme ka debutuar me skuadrën e re, Jianxhi Liansheng në ligën e parë kineze.

Skuadra e sulmuesit shqiptar është mposhtur në kampionat më përmbysje, nga Suzhu Dangu me rezultatin 2:1.

Ishte Jiangzhi që kaloi në avantazh e para me anë të Shang Jin në minutën e 17’, por Tan Fuçeng në minutën e 59’ dhe Iloki në minutën e 91’ përmbysën gjithçka.

Një debutim me humbje për Shkurtajn, që shpreson të tregojë formë të shkëlqyer me Jianxhi, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat