Gazeta zvicerane shkruan për djalin nga Kosova

Futboll

Gazeta zvicerane shkruan për djalin nga Kosova

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 13:36
Gazeta zvicerane shkruan për djalin nga Kosova

Skuadra e FC Baselit do të luajë sot nga ora 16:00 me St.Gallen pas një pauze një mujore për shkak të karantinës së skuadrës pas paraqitjes së disa futbollistëve pozitiv me COVID-19.

Të hënën, ekipi i trajnerit Ciriaco Sforza u kthye në stërvitje. Futbollisti i vetëm që nuk u grumbullua është Timm Klose. Zviceran doli pozitiv në testin për koronavirus përsëri të enjten dhe është ende në karantinë.

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova në një bisedë për Blick ka treguar situatën që ka kaluar në 1 javë i izoluar.

“Ishte një kohë e vështirë. Ishim të mbyllur dhe situata nuk ishte ideale për stërvitje", tha “Messi i Kosovës”për Blick.

21-vjeçari duhej të stërvitej në disa metra katrorë për shtatë ditë.

“Unë i thashë ekipit të trajnerëve se kisha pak hapësirë ëdhe pa pajisje. Ishte e vështirë t’iu përshtatem programit të ekipit. Gjithsesu e mbajta veten në formë sa më mirë”, ka sqaruar Zhegrova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat