Panik në shtëpinë e trajnerit të Romës

Futboll

Panik në shtëpinë e trajnerit të Romës

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 13:59
Paulo Foseka

Orë dhe objekte të tjera me vlerë totale prej 100.000 eurosh janë vjedhur trajnerit të Romës, Paulo Fosekës në momentin kur ai nuk gjendej në shtëpi.

Autorët e vjedhjes në dukje profesionistë të një plani, studiuan në detaje sipas asaj që kanë rindërtuar hetuesit e policisë “Monteverde”, lagjen në të cilën banon trajneri portugez dhe për të cilën ai menjëherë paraqiti një ankesë.

Faktet datojnë që nga e premtja, kur Fonseka ishte në qendrën sportive të klubit të Romës “Trigoria” për të filluar përgatitjen me stafin e tij për sfidën e kësaj pasdite kundër Fiorentinës, ndërsa gruaja dhe djali i tij ishin jashtë për të bërë “shopping”.

Policia ndërhyri gjithashtu në vendin e vjedhjes, e cila nuk ishte në gjendje të zbulonte gjurmët e gishtërinjve ose ndonjë gjurmë që u atribuohej autorëve të vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat