Çmenduri në Torino, përmbysje për tre minuta! Muriqi më i mirë se Vojvoda

Futboll

Çmenduri në Torino, përmbysje për tre minuta! Muriqi më i mirë se Vojvoda

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 17:02
Lazio

Dramë në Torino, përmbysje për tre minuta, Muriqi më i mirë se Vojvoda. Në minutën e 90+4, Torino ishte në epërsi me 3:2 por humb me 3:4 dhe për tre minuta, në takimin e javës së 6-të të Serie A në futboll. Çmenduri e futbollit.

Mërgim Vojvoda pëson humbje nga Vedat Muriqi.

Për Torinon realizuan Bremer (19'), Belotti (24'-nga penalltia), Llukiq (88') dhe për Lazion Pereira (15'), Milinkoviq-Saviq (49'), Immobole (90+5’-nga penalltia), Calcedo (90+8’). 

Vedat Muriqi ka luajtur titullarë deri në minutën e 57-të për Lazion dhe Mërgim Vovoda po ashtu standardë deri në atë të 70-tën për Torinon, që të dytë janë reprezentues të Kosovës.

Pas javës së 6-të, Lazio renditet në pozitën e 7-të me 10 pikë, ndërsa Torino është e parafundit (i 19-ti) me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat