Penalltia e pritur nga Berisha i siguron fitoren skuadrës së tij

Futboll

Penalltia e pritur nga Berisha i siguron fitoren skuadrës së tij

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Penalltia e pritur nga Berisha i siguron fitoren skuadrës së tij

Skuadra e SPAL-it siguroi fitoren e dytë radhazi në Serie B, duka shfaqur ambiciet për t’u ringjitur menjëherë në elitën e futollit italian. Meritë të veçantë në suksesin 0:1 në fushën e Regginas kishte portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, që ruajti të paprekur rrjetëm, duke i dhënë vlerën maksimale golit të shënuar nga Castro pas gjysmë ore lojë.

Vetëm tetë minuta para këtij momenti, Menez i Regginas u ndëshkua me karton të kuq .

Edhe pse në inferioritet numerik, vendësit bënë gjithçka të paktën për të shmangur humbjen, por pengesa kryesore rezultoi Etrit Berisha, që i prit penalltinë Denisit në minutën e 61-të.

Tri pikë me shumë vlera për SPAL-in, që pas 6 javëve të para ngjitet në vendin e shtatë me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat