Futbollisti shqiptar realizon një tjetër supergol në Norvegji

Futboll

Futbollisti shqiptar realizon një tjetër supergol në Norvegji

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 20:44
Futbollisti shqiptar realizon një tjetër supergol në Norvegji

Futbollisti shqiptar realizon një tjetër supergol në Norvegji.

Futbollisti me origjinë shqiptare Zymer Bytyqi, vazhdon të mahnisë me golat fantastikë të realizuar në kampionatin norvegjez. Sulmuesi anësor i Viking, nxori nga repertori i tij një tjetër perlë, në takimin e zhvilluar në trasfertë ndaj Stabaek.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, teksa lojtari i Kosovës, vendosi baraspeshën në minutën e 41-të, me një goditje spektakolare më të djathtën nga një distancë e konsiderueshme, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Ky ishte goli i nëntë për 24 vjeçarin shqiptar me Viking.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat