Ylli i Interit rrezikon të humbasë derbin ndaj Realit, kjo është arsyeja

Futboll

Ylli i Interit rrezikon të humbasë derbin ndaj Realit, kjo është arsyeja

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 08:31
Romelu Lukaku

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku mund të mungojë në ndeshjen tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit, shkaku i lëndimit.

Belgu mungoi në barazimin ndaj Parmas (2-2), meqenëse ishte i lënduar në kofshë, lëndim i cili vazhdon ta shqetësojë.

Sipas AS, vendimi përfundimtar do t’i takojë trajnerit Antonio Conte dhe këtë do e bëjë në 24 orët e ardhshme.

Lajmi i mirë për “Neurazurët” është rikthimi i ish yllit të Barcelonës, Alexis Sanchez që është shëruar nga lëndimi dhe pritet të jetë i pranishëm në “Alfredo di Stefano”.

Interi nesër do përballet me Real Madridin, përballje e ‘nxehtë’ që nis në ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat