Morën pjesë në një festë private, klubi i Gerrard suspendon dy futbollistë!

Futboll

Morën pjesë në një festë private, klubi i Gerrard suspendon dy futbollistë!

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 19:11
Gerrard

Drejtori menaxhues i Rangers, Stewart Robertson e përshkroi si krejtësisht të papranueshme shkeljen e protokollit Covid-19 nga Jordan Jones dhe George Edmundson.

Dyshja e Rangers janë pezulluar nga klubi pasi morën pjesë në një mbledhje private të dielën jashtë shtëpisë së tyre dhe do të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë.

“Kryetari Douglas Park, Ross Wilson, Steven Gerrard dhe unë diskutuam për këtë çështje. Ne nuk do të tolerojmë sjellje që nuk ndjek standardet dhe është krejtësisht e papranueshme që ndonjë nga lojtarët tanë të përfshihet në çdo gjë që vë në rrezik protokollet e shkëlqyera që janë vendosur në Rangers”, tha Robertson.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Rangers shkruhet: “Rangers janë vënë në dijeni të një incidenti natën e kaluar ku përfshihen dy lojtarë tanë, Jordan Jones dhe George Edmundson. Ne mund të konfirmojmë që të dy lojtarët do të pezullohen në pritje të një hetimi të brendshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat