Ushtroi dhunë fizike ndaj të dashurës, arrestohet legjenda...

Futboll

Ushtroi dhunë fizike ndaj të dashurës, arrestohet legjenda...

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:18
Ushtroi dhunë fizike ndaj të dashurës, arrestohet legjenda...

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, është arrestuar me dyshimin që sulmoi të dashurën e tij Kate Greville.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, policia kishte intervenuar të dielën në mbrëmje në shtëpinë 1.7 milionëshe te Giggsit në Worsley, pas një raportimi për shqetësim të qetësisë publike.

Giggs u arrestua dhe u morë në stacionin e policisë në Pendleton, ku u intervistua mbi dyshimin e sulmit fizik ndaj të dashurës së tij.

Raporti i policisë thotë se Giggs u lirua me kusht pasi u pagua kaucioni ndërkohë hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Uellsit, ku Ryan Giggs është trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat