Valencia njofton blerjen e Kondogbias

Futboll

Valencia njofton blerjen e Kondogbias

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 13:12
Valencia njofton blerjen e Kondogbias

Geoffrey Kondogbia është zyrtarisht lojtar i Atletico Madridit. “Los Colchoneros”, përmes faqes së tyre zyrtare, kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Valencian për transferimin e mesfushorit francez.

Kondogbia ka nënshkruar me Atleticon deri në vitin 2024. Klubit madrilen iu dha mundësia për të ndërhyrë në merkato shkak të çështjes “Thomas Partey”. Ganezi  u largua pas ndërprerjes e njëanshme e kontratës në orët e fundit të tregut të transferimit të verës, pasi Arsenali pagoi klauzolën e largimit.

Në këtë mënyrë, skuadra e Simeones, në bazë të rregullave të vendosura në Spanjë , kishte edhe një muaj kohë për të blerë një futbollist brenda futbollit spanjoll.

Që kur nisi bisedimet me skuadrën e Simeones, ish-mesfshori i Interit nuk u përfshi më në formacionin e Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat