Egbo: Jemi kampionët

Futboll

Egbo: Jemi kampionët

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 13:46
Egbo: Jemi kampionët

Emanuel Egbo doli para medieve para sfidës me Kukësin, që do të zhvillohet në Korçë, sfidë të cilën e etiketoi si derbin e Superiores.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjitha ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë. Po luajmë si kampionë në fuqi kundër vendit të dytë. Mendoj se Tirana-Kukësi mund të jetë një tjetër derbi i kampionatit shqiptar”.

Mungesat e shumta: “Do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin. Përballjet e fundit me Kukësin? Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem pas sepse ndeshja që kemi para është e rëndësishme. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte.”

Formacioni i Tiranës: “Të gjitha skuadrat nuk e dimë formacionin kundërshtarit. Kur të zhvillohen dy-tri ndeshjet e para do t’i kuptojmë formacionet dhe sistemet e lojës. Deri diku skuadra është gati fizikisht, por kampionati tregon qartë se ku jemi. Futet emocioni dhe gjërat e tjera dhe pas dy-tri ndeshjeve do të shikohet se ku janë ekipet”.

Tirana pa presion: “Ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për t’u mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa më shpejt.”

Ndeshja në Korçë: “Përderisa nuk ka tifozë në stadium nuk ndikon. Jemi në Korçë, edhe Kukësi luan jashtë. Shumë klube nuk i kanë fushat sepse është koha për të mbjellë barin dhe nuk kemi ç’bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat