Kjo i ndodhë gyjqtares shqiptare

Futboll

Kjo i ndodhë gyjqtares shqiptare

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Kjo i ndodhë gyjqtares shqiptare

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta është infektuar me koronavirus. Arbitrja elbasanase rezultoi pozitive pas analizave të tamponit të fundit për COVID-19 që u krye nga zyrtarët e UEFA-s.

Për rrjedhojë, ajo nuk mund të gjykonte takimin e Ligës së Kampioneve për femra mes Ferencvaroshit dhe Reisin Union, e cila po luhet aktualisht në Hungari.

Takimi i është besuar koleges së saj bullgare Dimitrina Milkova.

Rusta mban stemën e FIFA-s duke qenë e para arbitre shqiptare femër e pranuar në institucionin më të lartë të futbollit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat