Diego Maradona pëson sulm në tru – do të futet urgjentisht në operacion

Futboll

Diego Maradona pëson sulm në tru – do të futet urgjentisht në operacion

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 21:39
Diego Maradona

Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni për një hematomë subdurale (mpiksje e gjakut në tru) të martën në mbrëmje në Buenos Aires, ka konfirmuar mjeku personal.

Legjenda argjentinase ishte shtruar në spital që nga e hëna në mbrëmje për anemi dhe dehidrim, megjithëse gjendja e 60-vjeçarit ishte duke u përmirësuar, kishte thënë mjeku të martën (sot).

Operacioni pritej të fillonte rreth orës 08:00 për të adresuar gjendjen, e cila është një mpiksje gjaku, shpesh i shkaktuar nga një dëmtim në kokë, që mund të ushtrojë presion në tru.

Image

Leopoldo Luque, mjeku personal i Maradonës, ka thënë se procedura ishte një operacion rutinë.

“Ne do të operojmë atë sot. Ai është i kthjellët, ai e kupton, ai pajtohet me ndërhyrjen”, ka thënë Luque.

Maradona, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në 1986 dhe konsiderohet gjerësisht se është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, aktualisht trajner i klubit lokal Gimnasia y Esgrima.

Image

Dhjetëra tifozë të klubit janë mbledhur në spital që nga e hëna në mbrëmje, duke tundur flamuj dhe duke mbajtur postera me mesazhe mbështetje ndërsa prisnin lajmet për shëndetin e Maradonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat