Lazio rrezikon përjashtimin nga kampionati

Futboll

Lazio rrezikon përjashtimin nga kampionati

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:03
Lazio rrezikon përjashtimin nga kampionati

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane, ku raportohet se Lazio rrezikon përjashtimin nga Seria A. UEFA i ka ndaluar klubit lacial që të grumbullojë për ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve, 3 lojtarë, Thomas Strakosha, Çiro Imobile dhe Lukas Leiva.

Në testet e kryera javën e kaluar, UEFA zbuloi se këta 3 futbollistë ishin pozitiv ndaj Koronavirusit dhe nuk mund të luanin në Champions. Megjithatë pas tamponëve të kryer në Itali për ndeshjen me Torinon, Lacio njoftoi se 3 futbollistë ishin negativ dhe i grumbulloi për ndeshjen e kampionatit, madje Imobile dhe Leiva u aktivizuan në ndeshje, ndërsa Strakosha ishte në stol.

Për këtë, Federata italiane duke parë UEFA-n që i ndaloi përsëri 3 lojtarët të luajnë në Champions, ka nisur një hetim për Lazion, për 3 lojtarët që u grumbulluan në fundjavë.

Në rast se rezulton që Lacio ka bërë ndonjë parregullsi për t’i pasur gati, atëherë dënimi për ta do jetë i madh. Sipas protokollit të caktuar dhe atyre që kanë firmosur klubet, skuadra italiane rrezikon nga zbritja e pikëve, te gjoba e majme dhe deri te përjashtimi nga kampionati. Do të ishte një goditje e rëndë, por Federata po vazhdon me hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat