​Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020-2021

Futboll

​Starton sot edicioni i ri futbollistik 2020-2021

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Do të startojë sot edicioni i ri futbollistik 2020-2021! Në të gjitha fushat sot do të zbresin skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë për javën e parë të edicionit. Siparin do ta ngrenë tre sfida të Kategorisë Superiorë që këtë vit zhvillon edicionin e 82-të.

Në ora 13:45 nisin përballjet KF Tirana – FK Kukësi, KF Bylis – KF Laçi dhe KS Kastrioti – KF Partizani. Pak më vonë në ora 16:45 do të nisin edhe dy duelet e tjera të javës KF Teuta – KF Skënderbeu dhe KF Vllaznia – FK Apolonia. KF Tirana vjen këtë sezon me statusin e kampiones në fuqi, ndërsa FK Apolonia dhe KS Kastrioti janë dy skuadrat që vijnë nga Kategoria e Parë.
Në ora 14:00 do të nisin edhe 8 sfidat e javës së parë të Kategorisë së Parë, si edhe ato të Kategorisë së Dytë.

Të dielën e kaluar u luajtën ndeshjet e para të Kupës në Shqipërisë edhe kampionatet e moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat