Nuhiu: Do të jetë e vështirë të fitojmë përsëri titullin

Futboll

Nuhiu: Do të jetë e vështirë të fitojmë përsëri titullin

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:18
Nuhiu: Do të jetë e vështirë të fitojmë përsëri titullin

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Sipas Nuhiut skuadra do të përpiqet që ta bëjë përsëri suksesin e vitit të kaluar.

“Do mundohemi ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar. Mirëpo nuk do të jetë e lehtë aspak. Momentin që ekipi del tek maksimumi unë kam besim, pasi që kemi një skuadër shumë cilësore”, tha  Nuhiu për ‘Art Sport’

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 tashmë bie në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara. Trepça '89 si vendas mundet me 0:1 nga Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat