Idrizi: Një gabim vendosi ndeshjen ndaj Dritës

Futboll

Idrizi: Një gabim vendosi ndeshjen ndaj Dritës

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:50
Shpëtim Idrizi

Trepça ’89 ka pësuar humbje në shtëpi nga Drita me rezultat minimal me golin e vetëm të shënuar nga Xhevdet Shabani.

Pas kësaj humbje është deklaruar trajneri mitrovicas, Shpëtim Idrizi, i cili tha se një gabim i tyre e vendosi ndeshjen.

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që përballë kishim kampionin aktual. Nga një gabim i vetëm pësuam dhe është hera e dytë që pikërisht ndaj Dritës po na përsëritet ky gabim”.

“Vetëm goli na mungoi, pasi qe e dominuam Dritën. Jam i kënaqur nga 11 xhirot që kemi kaluar, me ecurinë e ekipit jam i kënaqur”, ka thënë Idrizi 

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 22 pikë të mbledhura, kurse Trepça ’89 tashmë bie në vendin e gjashtë me 14 pikë të grumbulluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat