​Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Chelsea e Juventusi të sigurt, Barça fiton me vështirësi ndaj Dinamo Kievit

Futboll

​Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Chelsea e Juventusi të sigurt, Barça fiton me vështirësi ndaj Dinamo Kievit

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 23:01
Foto

Me ndeshjet e zhvilluara të mërkurën mbrëma, ka përfunduar edhe rrethi i tretë i fazës së grupeve të Ligës së Kamoionëve.

Në program ishin ndeshjet nga grupet E,F,G dhe H.

Chelsea shënoi një fitore të lehte ndaj Rennes me rezultat 3-0, njëjtë sikur edhe Juventusit kundër Farencvaros me rezultat të thellë 1-4.

Nga ana tjetër Barcelona fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 kundër Dinamo Kievit me golat e Lionel Messit dhe Gerard Piques.

Borussia Dortmundi po ashtu fitoi me lehtësi ndaj Club Bruge me rezultat 0-3, ndërsa Paris-Saint-Germain pësoi disfatë nga RB Leipzig me rezultat 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat