​Milan dëshiron ta bëj permanente blerjen e Diaz

Futboll

​Milan dëshiron ta bëj permanente blerjen e Diaz

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 15:04
​Milan dëshiron ta bëj permanente blerjen e Diaz

AC Milan po mundohet ta bëjë permanente marrëveshjen për Brahim Diaz me Real Madridin, raporton “Corriere dello Sport”.

Spekulohet se “Rossonerët” kanë vendosur të takohen me krerët e Real Madridit për të diskutuar rreth kontratës dhe kartonit të lojtarit, i cili do t’i kushtojë Milanit rreth 25 milionë euro.

Po ashtu raportohet se edhe vetë lojtari e dëshiron qëndrimin në “San Siro” më shumë se të luftojë për një vend në pozitën e formacionit bazë te “Galaktikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat