Del Piero krahason Pirlon me Zidane

Futboll

Del Piero krahason Pirlon me Zidane

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Del Piero krahason Pirlon me Zidane

Juventusi mori një fitore të rëndësishme në mbrëmjen e djeshme në Ligën e Kampionëve, teksa mposhti me rezultatin 1:4 Ferencvarosh.

Bardhezinjtë e kishin të nevojshëm suksesin pas disfatës me Barcelonën, ndërsa tashmë janë më të qetë në lidhje me ecurinë europiane.

Italianët treguan një nivel të kënaqshëm, ndërsa pas sfidës, legjenda e Juventus, Alesandro Del Piero, theksoi se trajneri Andrea Pirlo mund të ketë një rrugëtim të ngjashëm me Zinedine Zidane.

"Pirlo është në fillimet e karrierës së tij. Kjo është diferenca e vërtetë mes tij dhe Zinedine Zidane, i cili ka më shumë eksperiencë. Një eksperiencë të cilën ai e mori edhe para se të bëhej trajner i parë te Real Madridi. Por, mundësitë e një karriere të ngjashme me atë të Zidane janë prezente edhe për Pirlon", u shpreh golashënuesi më i mirë në historinë e "Zonjës së Vjetër".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat