Ndeshja historike edhe për shqiptarët, do të luhet pa shikues në Gjeorgji!

Futboll

Ndeshja historike edhe për shqiptarët, do të luhet pa shikues në Gjeorgji!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:43
Maja Tsvikitashvili

Në përfaqësuesin e Maqedonisë së Veriut, paraqiten 6-7 futbollistë shqiptarë, si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai, Visar Musliu etj. të cilën me padurim e presin takimin me 12 nëntor. 

Finalja e play-off-it të Ligës së Kombeve mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut, është ndeshje historike edhe për shqiptarët që luajnë në petkun e përfaqësueses maqedonase, sepse fitorja i dërgon direkt në Kampionatin Evropian.

“Ndeshja historike për kualifikim në EURO 2020 midis Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, do të luhet pa spektatorë. Sipas mediave në Gjeorgji, në këtë mëngjes zëvendëskryeministrja e Gjeorgjisë, Maja Tsvikitashvili, pas takimit të Këshillit Koordinues të Qeverisë,  zyrtarisht deklaroi se për shkak të krizës me virusin korona, është ndaluar që ndeshja Gjeorgji - Maqedoni të ketë spektatorë në tribunat e stadiumit të Dinamos së Tbilisit.

Dihet prej kohësh që finalet e play-off-it për Kampionatin Evropian midis Gjeorgjisë dhe Maqedonisë do të luhet në Tbilisi më 12 nëntor, që do të thotë të enjten e ardhshme, duke filluar nga ora 18:00”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat