Privatizimi i klubit, sekretari: Kemi nisur procedurat, borxhet arrijnë deri në 1.5 milionë euro

Futboll

Privatizimi i klubit, sekretari: Kemi nisur procedurat, borxhet arrijnë deri në 1.5 milionë euro

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 11:34
Dibra

Vllaznia nga Shkodra ka nisur procedruat për privatizimin e klubit. Që nga ky sezon, klubi shkodran ka kaluar në duart e sponsorit Alban Xhaferri që së bashku me Bashkinë kërkojnë ngritjen e Vllaznisë. I ftuar në emisionin “Pressing”, Sekretari i Përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra përveç skuadrës dhe objektivave të klubit preku edhe temën e privatizimit. Sipas tij, Vllaznia ka një borxh që arrin deri në 1.5 milionë euro dhe prej dy vitesh Bashkia ka nisur procedurat e privatizimit.

Privatizimi? “Me ndryshimet ligjore në korrik të këtij viti, është detyrim që Bashkitë t’i privatizojnë klubet. Bashkia e Shkodrës ka dy vite që i ka nisur procedurat, ka bërë vlerësimin e aseteve. Ka një çmim 570 milion lekë (të vjetra), por janë edhe detyrime që shkojnë në 1.5 milion euro.

Po bëhen konsultime publike për momentin, pasi është detyrim ligjor. Këshilli Bashkiak pastaj vendos. Kërkohet shitja e të gjitha aksioneve, që më duke ekzagjeruar. Rezultatet e ekipit mund të bëjnë që procedurat të përshpejtohen.

Vllaznia është mit, por në aspektin financiar mund të shkojë edhe drejt falimentimit. Shpresojmë që sa më shpejt të kalojë në duart e privatit. Në raportin e vlerësimit nuk është e përcaktuar pjesa e borxhit. Edhe borxhi u kalohet atyre, por ka pikëpyetje. Duhet vullnet pozitiv që të zgjidhet.

Patjetër që mbetemi pjesë e garës. Do ketë ofertues të tjerë. Mund të kemi avantazh për shkak të një marrëveshjeje që kemi për sponsorizimin. Shuma e sponsorizimit do jetë një aset pozitiv, më i madh. Shpresoj që do të na shkojë mbarë”, deklaroi Dibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat