Thomas Tuchel drejt shkarkimit

Futboll

Thomas Tuchel drejt shkarkimit

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 18:46
Thomas Tuchel drejt shkarkimit

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, rrezikon seriozisht shkarkimin. Humbja e dytë radhazi në Champions League kundër RB Leipzig mund të jetë fatale për gjermanin, presioni mbi të cilin tashmë është më i madh se kurrë.

Sipas raportimit të “L’Equipe”, objektivi kryesor i klubit francez është triumfi në Champions League. Deri më tani ata kanë arritur të marrin vetëm tre pikë në tre ndeshje dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, atëherë Tuchel nuk do të jetë më në stolin e tyre.

Gjithashtu marrëdhënia jo e mirë e 47-vjeçarit me drejtorin sportiv, Leonardo, mund të jetë një tjetër arsye që mund të shtyjë drejtuesit për ta shkarkuar atë. Deri më tani janë tre kandidatë për të zëvendësuar atë dhe bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, Thiago Mottën si dhe Mauricio Pocchetinon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat