Lampard ende nuk është gati

Futboll

Lampard ende nuk është gati

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 19:31
Lampard ende nuk është gati

Sulmuesi i Bluve ka startuar rregullisht prej që është transferuar në Stamford Bridge në verë, duke shënuar rregullisht në Premier Ligë dhe në Europë

Frank Lampard ka folur për vendimin e tij që të luajë në sulm me gjermanin, duke thënë se ai e ka fituar vendin e stratuesit automatikisht dhe për momentin ky vend nuk i rrezikohet.

Lampard e kishte pushuar Werner në ndeshjen kundër Burnley javën e kaluar por Pulisic u largua gjatë ndeshje me një problem në kofshë.

Lampard e ka pranuar se ishte drejt pushimit të transferit prej 47 mililionë funte nga RB Leipzig por ai po ashtu mendon që gjermani nuk është e domosdoshme që të pushohet.

“Nuk dua që të flas për një ndeshje jashtë shtëpisë, por ishte e qartë që dëshiroja ta pushoja për ndeshjen kundër Burnley”, tha trajneri për gazetarët nga Qendra e Stërvitjeve në Cobham. “Kjo më shumë për shkak të udhëtimit në Burnley dhe mandej udhëtimit në Rusi”.

“Timo ka luajtur shumë ndeshje. Gjithmonë ka një baraspeshë në kokën time në mes të lojtarëve që luajnë shumë ndeshje dhe ju pëlqen që gjejnë rrugën e tyre në skuadër duke bashkëpunuar në mes vete, duke zbuluar rrugën e tyre në ligë, sidomos kur janë të rinj”.

“Mendoj se Timo ka bërë një punë të madhe. Kështu që jam i lumtur në këtë pikë, derisa ne presin shumë ndeshje përpara, do të përpiqem ti jam minuta por që ta mbaj të freskët po ashtu. Këto minuta që ka pasur, ka shkuar mirë, kështu që mbetet ta shohim”.

Ardhja e Werner ka bërë që Olivier Giroud të mendoj që ti përgatit valigjet dhe të largohet nga Chelsea.

Lampard ka shpjeguar se e ka të vështirë që ta largojë një lojtar që ka shërbyer kaq shumë për klubin.

“Po, ai vazhdon t’i përgjigjet stërvitjeve shumë mirë dhe ta mbështet grupin. Ai është i mahnitshëm dhe fakti që Oli është ende me ne e tregon këtë”, tha Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat