Covid-19, Italia pezullon kampionatin e futbollit

Futboll

Covid-19, Italia pezullon kampionatin e futbollit

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Foto Ilustrim

Liga Serie-A në bashkëpunim me Qeverinë italiane miratuan sot pezullimin e Kampionatit Primavera me efekt të menjëhershëm, duke përfshirë Kupën Primavera TIM nga 13 nëntor deri më 3 dhjetor.

Liga italiane ka vepruar për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve dhe stafit dhe do të studiojë në ditët në vijim se si të vazhdojnë garat.

Federata Italiane e Mjekësisë Sportive (FMSI) ra dakord me zyrtarët e ligës italiane për të pezulluar garat e të rinjve dhe do të përpiqet të identifikojë dhe propozojë një protokoll të përshtatshëm për ta tejkaluar situatën me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat