Edhe Amir Rrahmani rrezikon grumbullimin me Kosovën, Napoli e Juventusi po mendojnë t’i ndalin lojtarët për ndeshjet e kombëtareve

Futboll

Edhe Amir Rrahmani rrezikon grumbullimin me Kosovën, Napoli e Juventusi po mendojnë t’i ndalin lojtarët për ndeshjet e kombëtareve

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 23:58
Amir Rrahmani

Koronavirusi padyshim se ka ndryshuar edhe futbollin.

Neni i UEFA-së për t’i mbrojtur klubet duke ua mundësuar këtyre të fundit për të vendosur nëse dëshirojnë që t’i lirojnë lojtarët për t’iu bashkuar kombëtareve apo jo, po ndikon negativisht te grumbullimet e përfaqësueseve, rrjedhimisht Play Offin apo Ligën e Kombeve.

Përderisa ditë më parë u raportua se Rashica nuk do të grumbullohet me Kosovën pasi Werderi ka marrë vendim që mos ta lirojë asnjë prej lojtarëve, tani rrezikon edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për kapitenin Amir Rrahmanin. Siç shkruan “Il Corriere dello Sport”, klube si Napoli e Juventusi po mendojnë që t’ua ndalojnë futbollistëve grumbullimin e Nëntorit, vetëm e vetëm që t’i kursejnë ata dhe të jenë në formë optimale për kampionate.

Ideja fillimisht erdhi nga drejtori i Interit, Beppe Marotta, e që duket se do të gjejë edhe mbështetje nga dyshja De Laurentiis – Agnelli.

Gjithsesi, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, ndërsa ditëve në vijim mund të kemi të reja lidhur me këtë çështje të ndjeshme, sidomos për kombëtaren tonë, e cila ka qenë një nga më të prekurat nga ai nen i krijuar nga shtëpia numër një e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat