Emocionon Van Basten: Kam qenë mysafir në varrimin tim!

Futboll

Emocionon Van Basten: Kam qenë mysafir në varrimin tim!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 10:45
Van Basten

Van Basten është një nga legjendat që nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm për karrierën e tij të madhe, por edhe golin ndaj Rusisë me Holandën.

Ai u pensionua në në moshën 30 vjeçare, për shkak të lëndimit në gju dhe së fundmi ai ka ardhur me një deklaratë shumë emocionuese për momentin e tërheqjës nga futbolli në moshë të re.

“Ishte një funeral. Varrimi im dhe unë isha mysafir në të”, deklaroi fillimisht Van Basten.

Image

“Jo për mua si person, por si futbollist. Kështu i ndjeva, kështu u ndien shokët e mi të skuadrës, tifozët në stadium, tifozët që shikonin gjithçka në TV. Ishte një moment unik, historik. Momenti kur “vdiqa” si lojtar”.

“Mbaj mend momente nga viti 1994 kur u ngrita nga shtrati në mes të natës dhe nuk mund të shkoja në tualet shkaku i dhimbjes. Dhimbja ishte e tillë që në çdo lëvizje unë bërtisja nga ajo. Periudha ishte e tillë, por dhimbja ishte më e fortë se dëshira ime. Unë duhet ta dëgjoja trupin tim sepse nuk e di se çfarë do më kishte ndodhur nëse do të kisha vazhduar të luaja me dhimbje të madhe” përfundoi Van Basten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat