Tronditet Reali

Futboll

Tronditet Reali

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 11:50
Tronditet Reali

Koronavirusi nuk i ndahet Realit të Madridit, që vetëm pak ditë më parë njoftoi se pozitiv kishte rezultuar mbrojtësi Eder Militao.

Në një komunikim të fundit, klubi madrilen ka njoftuar se edhe dy lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv. Behtë fjalë për dy titullarë të Zidanit, Eden Hazard dhe mesfushorin Kasemiro.

Menjëherë pas marrjes së përgjigjes nga tamponët, ku dy futbollistët rezultuan pozitivë, menjëherë ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë deri sa të rezultojnë negativ dhe virusi t’iu largohet nga trupi.

Një lajm shumë i keq ky për trajnerin Zidan, pasi të dy lojtarët ishin titullarë të padiskutueshëm dhe pjesë e rëndësishme e formacionit madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat