Vidal beson në titull

Futboll

Vidal beson në titull

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 12:01
Vidal beson në titull

Arturo Vidal beson se Interi ka kapacitete për ta fituar titullin.

Pas trofeve të shumtë të fituar në Europë me Juventusin, Bayern Munichun dhe Barcelonën, kiliani nuk dëshiron të fshihet dhe synon edhe më shumë me Interin.

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, mesfushori i Interit shtyn të tijtë drejt “Scudettos”.

Ai beson se me Antonio Conten dhe skuadrën që kanë, mund t’ia dalin.

“Unë nuk kam frikë të them fjalën “titull”, sepse e kam fituar shumë në karrierën time. Kam ardhur tek Interi për të vazhduar ta bëj këtë gjë. Unë jam i bindur se do të jemi në gjendje të ngremë një trofe të rëndësishëm. Juventusi mbetet favoriti numër një”, u shpreh Vidal.

“Për Championsin kemi shumë besim, jam i bindur që do të vazhdojmë përpara. Deri më tani kemi lënë 2-3 pikë rrugës, duhet t’i kompensojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat